Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Arian Gashi, së bashku zëvendëskryesuesin e KPK-së, Prof. Ass. Dr. Dardan Vuniqi, si dhe me anëtarët Elza Bajrami – Kastrati, Arlinda Muqa dhe Milot Krasniqi, ka pritur sot në takim Dr. Eoin (Owen) B. Healy, konsulent vlerësues i Misionit të OSBE-së në Kosovë, kriminolog me përvojë dhe ekspert për vlerësimin e programeve dhe projekteve nga Irlanda.
Gjatë takimit bashkëbiseduesit kanë diskutuar për zbatimin e Projektit Rajonal për Monitorimin e Gjykimeve në fushën e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ndikimin e këtij projekti në forcimin e sundimit të ligjit, si dhe për raportin dhe rekomandimet e hartuara në kuadër të tij.




