Nxënësit e kopshtit “Nëna Kabrini” nga Prizreni kanë vizituar Kampin Bondsteel në kuadër të Ditës së Sigurisë Publike, të organizuar nga Komanda Rajonale e Lindjes e misionit të KFOR-it.
Gjatë aktivitetit, fëmijët u njohën me profesionet dhe rolet që lidhen me sigurinë publike përmes demonstrimeve dhe aktiviteteve interaktive të realizuara nga pjesëtarët e KFOR-it.
Sipas organizatorëve, aktivitete të tilla ndihmojnë në edukimin e fëmijëve për procedurat e reagimit në raste emergjente dhe forcojnë bashkëpunimin e KFOR-it me komunitetin lokal në Kosovë.






