Përfaqësues të Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Joseph W. Burke, Këshilltar për Krime Ekonomike në kuadër të Zyrës së Asistencës Teknike, dhe z. Norman Richard Smith, Këshilltar për Krime Ekonomike, zhvilluan një vizitë zyrtare në Prokuroinë Speciale të Republikës së Kosovës, ku u pritën nga prokurori special z.Admir Shala.
Në fokus të takimit ishte diskutimi për hetimin dhe ndjekjen penale të veprave që lidhen me pastrimin e parave.
U shkëmbyen përvoja dhe praktika profesionale në fushën e krimeve ekonomike dhe financare, teksa është theksuar gatishmëria për të vazhduar bashkëpunimin në funksion të forcimit të sundimit të ligjit dhe luftës kundër krimit financiar.




