Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se ka nisur ofrimi i ndihmës juridike falas në gjithë Kosovën, si garanci që asnjë qytetar të mos mbetet pa mbrojtje ligjore për shkak të gjendjes ekonomike.
Sipas saj, ky shërbim ofrohet përmes zyrave rajonale në gjithë vendin, përfshirë edhe Zyrën Rajonale në Pejë, duke mundësuar qasje të lehtë dhe të drejtpërdrejtë në ndihmë ligjore.
Ajo theksoi se ky mekanizëm u mundëson qytetarëve qasje reale në drejtësi dhe mbështetje në përballimin e proceseve ligjore dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre.
Gërvalla shtoi se forcimi dhe funksionimi efikas i këtij shërbimi mbetet thelbësor për një sistem drejtësie më të qasshëm dhe të drejtë për të gjithë qytetarët.




