Sipas rezultateve preliminare të përditësuara, pas procesimit të 2,364 nga 2,634 vendvotime (89.75%), Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë me 43.08% të votave, duke siguruar 49 ulëse në Kuvend.
Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 21.04% dhe 24 ulëse, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës e treta me 17.06% dhe 19 ulëse.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 7.31% të votave dhe 8 ulëse, ndërsa Lista Serbe 6.51% dhe 9 ulëse. KDTP ka siguruar 0.80% të votave dhe 2 ulëse.
Rezultatet janë përditësuar më 12 qershor në ora 09:40.




