Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, bëri homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në 27-vjetorin e Çlirimit të Kosovës.
Ajo tha se Dita e Çlirimit nuk mund të kuptohet pa sakrificën e familjes Jashari dhe rezistencën e komandantit Adem Jashari, duke theksuar se liria e Kosovës është ndërtuar mbi flijimin e dëshmorëve.
“Nuk ka 12 Qershor pa marsin e vitit 1998 dhe pa sakrificën e familjes Jashari”, deklaroi Haxhiu, duke nderuar të gjithë dëshmorët e kombit./EO/




