Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, me rastin e 27-vjetorit të Çlirimit të Kosovës.
Pas homazheve, Kurti tha se Prekazi mbetet simbol i rezistencës dhe sakrificës për liri, duke theksuar se epopeja e familjes Jashari përbën një nga themelet e historisë moderne të Kosovës.
Ai kujtoi betejën e vitit 1998, kur tri breza të familjes Jashari qëndruan dhe u sakrifikuan për lirinë e vendit, duke mos u dorëzuar përballë forcave serbe.
Sipas tij, kjo sakrificë mbetet pjesë thelbësore e identitetit historik të Kosovës dhe të shqiptarëve në përgjithësi, si një kujtesë për idealet e lirisë, pavarësisë dhe bashkimit kombëtar.
Kurti shtoi se përkujtimi i Jasharëve shërben si obligim për të vazhduar rrugën e zhvillimit dhe emancipimit të vendit./EO/




