Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti kanë bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, në Prishtinë, me rastin e 27-vjetorit të çlirimit të Kosovës.
Homazhet janë zhvilluar në nderim të figurës së Rugovës dhe rolit të tij në historinë politike të vendit. Në ceremoni morën pjesë edhe disa ministra në detyrë të kabinetit qeveritar.
Më herët gjatë ditës, Kurti dhe Haxhiu kanë bërë homazhe edhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e përvjetorit të çlirimit të Kosovës./EO/




