Një 33-vjeçar ka humbur jetën në Suharekë pas një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e kaluar, pasi ka rënë nga një pemë qershie nga një lartësi prej rreth 5–6 metrash.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Sipas tij, policia është njoftuar nga Emergjenca e Suharekë se viktima, Florian Bytyçi, është transportuar fillimisht me autoambulancë nga fshati Leshan drejt Spitalit Rajonal të Prizrenit.
Më pas ai është transferuar në QKUK në Prishtinë, ku rreth orës 21:15 është konstatuar vdekja e tij.
Në vendin e ngjarjes dhe në institucionet shëndetësore kanë dalë njësitë policore dhe hetuesit përkatës, të cilët në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë iniciuar rastin “Hetim i Vdekjes”.
Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.




