SPAK në bashkëpunim me Policia e Shtetit të Shqipërisë ka zhvilluar një operacion të gjerë për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal, duke lëshuar 20 masa sigurie për persona të dyshuar për trafik droge dhe pastrim parash.
Sipas njoftimit zyrtar, hetimet lidhen me pastrimin e shumave të mëdha të parave të përfituara nga aktiviteti kriminal, ndërsa operacioni është ende në zhvillim.
Masa “arrest me burg” janë caktuar edhe për disa biznesmenë, mes tyre Orest Sota, Artur Shehu, Ilir Shtufi dhe Edmond Jaupaj.




