Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Kosovën me rastin e 27-vjetorit të çlirimit, duke vlerësuar se liria është arritur falë sakrificës së madhe dhe mbështetjes së aleatëve ndërkombëtarë.
Në mesazhin e tij, Begaj theksoi rolin vendimtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ndërhyrjen e NATO-s në procesin e çlirimit, duke falënderuar aleancën për, siç u shpreh, qëndrimin në anën e drejtësisë dhe dinjitetit njerëzor.
Ai shprehu mirënjohje për luftëtarët e UÇK-së dhe të gjithë ata që kontribuan në çlirimin e vendit, duke përmbyllur mesazhin me nderim për dëshmorët e lirisë.




