Mesfushori i Liverpoolit, Wataru Endo, ka vendosur t’i japë fund karrierës me përfaqësuesen e Japonisë pasi u la jashtë listës për Kupën e Botës vetëm pak para nisjes së turneut.
33-vjeçari ishte pjesë e listës prej 26 lojtarësh dhe ishte rikthyer së fundi në fushë pas një dëmtimi të rëndë dhe operacioni në këmbë.
Ndeshja miqësore ndaj Islandës rezultoi e fundit për të me fanellën e Japonisë, ku ai më pas konfirmoi tërheqjen nga futbolli ndërkombëtar.
Endo u shpreh se është i qetë me vendimin dhe krenar për karrierën e tij me kombëtaren japoneze, me të cilën regjistroi 73 paraqitje dhe 4 gola.




