Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar Ditën e Çlirimit të Kosovës, duke e cilësuar fitoren e UÇK-së dhe hyrjen e forcave të NATO-s si ngjarjen më kulmore në historinë e re të vendit.
Ai ka kujtuar me nderim sakrificat e luftëtarëve të UÇK-së, dëshmorëve dhe martirëve, si dhe dhimbjen e familjeve që dhanë më të dashurit për lirinë e Kosovës.
Haradinaj shprehu mirënjohje për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n për mbështetjen në momentet vendimtare të historisë së vendit.




