Zëvendëskomandanti i KFOR-it, gjeneral brigadier Federico Collina, mori pjesë në aktivitetin e dhurimit të gjakut të organizuar në Prishtinë me rastin e Ditës Botërore të Dhuruesit të Gjakut.
Ngjarja u organizua nga Qendra e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut, me mbështetjen e Njësisë së Përbashkët Mjekësore (JMED) dhe Ekipit të Ndërlidhjes (LMT) K8.
Sipas KFOR-it, aktivitete të tilla dëshmojnë bashkëpunimin e vazhdueshëm me institucionet vendore në promovimin e shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve në Kosovë.






