Dita e Çlirimit të Kosovës, e cila shënohet më 12 qershor dhe përkon me hyrjen e forcave të NATO-s në vend, është përkujtuar dhe uruar nga institucione dhe përfaqësi të ndryshme ndërkombëtare.
Në këtë kuadër, Ambasada e Italisë në Prishtinë ka theksuar kontributin e vendit të saj në misionin paqeruajtës të KFOR, duke nënvizuar se kontingjenti italian mbetet më i madhi brenda këtij misioni.
Në një postim në rrjete sociale, ambasada ka rikujtuar 12 qershorin 1999 si një datë historike që shënon 27 vjet paqe dhe përkushtim për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon.




