Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj, ka shënuar Ditën e Lirisë me një mesazh përkujtues për sakrificën e luftëtarëve të UÇK-së dhe me një mesazh shprese për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.
Ai ka thënë se kjo ditë është moment nderimi për heronjtë, dëshmorët dhe të gjithë ata që kontribuan në çlirimin e Kosovës, duke theksuar se sakrifica e tyre mbetet themel i lirisë së vendit.
Hoxhaj ka shtuar se këtë vit Dita e Lirisë shoqërohet me shpresë për kthimin e ish-udhëheqësve të UÇK-së në Kosovë, duke përmendur Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.




