Me rastin e 12 Qershorit, Ditës së Çlirimit të Kosovës, Policia e Kosovës ka uruar të gjithë qytetarët për këtë datë të rëndësishme historike.
Në urimin e saj, Policia e Kosovës ka theksuar se 12 Qershori përbën një nga ditët më të rëndësishme në historinë e vendit, duke kujtuar sakrificën e popullit të Kosovës dhe mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare në rrugën drejt lirisë.
Në njoftim thuhet se kjo ditë simbolizon historinë e lavdishme të Kosovës, e ndërtuar me mund dhe sakrificë, si dhe me kontributin e botës së përparuar.
Po ashtu, Policia e Kosovës ka ritheksuar përkushtimin e saj për garantimin e sigurisë, lirisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve të vendit.
Dita e Çlirimit të Kosovës shënohet çdo vit më 12 qershor, duke përkujtuar hyrjen e forcave ndërkombëtare në Kosovë dhe përfundimin e luftës në vitin 1999.




