Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar 27-vjetorin e Çlirimit të Kosovës.
Ai ka publikuar disa fotografi në rrjetin social “Facebook”, të cilat paraqesin momente historike nga periudha kur në Kosovë u largua represioni i ushtrisë së ish-Jugosllavisë.
“Gëzuar 27 vjetorin – Ditën e Çlirimit”, ka shkruar Rama.
12 qershori për Kosovën përkujtohet si një nga datat më të rëndësishme historike, që shënon kthesën vendimtare në rrugën e saj drejt lirisë.




