Ushtruesja e detyrës së presidentes së vendit, Albulena Haxhiu ka njoftuar se mbrëmë ka marrë pjesë në shfaqjen e dokumentarit kushtuar komandant Adem Shehit.
Ajo vlerësoi ekipin realizues të dokumentarit, duke theksuar se ai ruan jo vetëm një jetëshkrim, por edhe kujtimin e një kohe dhe vendimeve të rëndësishme të njerëzve që kontribuuan për liri.
Sipas saj, dokumentari sjell më afër figurën e komandant Adem Shehit, oficerit nga Shqipëria dhe komandantit të Brigadës 153 “Hyzri Talla”, i cili dha kontribut në luftën e Kosovës.
“Kur Kosova kishte nevojë, Shqipëria ishte krah saj”, tha Haxhiu, duke shtuar se kjo mbetet një nga të vërtetat e rëndësishme të historisë së luftës.




