Juristja e mediave, Flutura Kusari ka vlerësuar dy vendime të sistemit gjyqësor si të rëndësishme për mbrojtjen e lirisë së medias dhe gazetarëve në Kosovë.
Ajo tha se Gjykata Kushtetuese nuk e ka pranuar ankesën e KPM-së kundër vendimit të Gjykatës Supreme lidhur me shfuqizimin e një neni që kishte mundësuar ndryshime në kryesimin e Komisionit të Pavarur për Media.
Sipas saj, vendimi konfirmon se KPM-ja nuk mund të ndryshojë aktet nënligjore për interesa politike dhe se ndryshimet duhet të bëhen përmes procedurave të rregullta dhe konsultimit publik.
Kusari përmendi edhe një tjetër rast, ku Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar një person që kishte kërcënuar gazetarin Berat Buzhala, vetëm 18 ditë pas incidentit.
Ajo e ka vlerësuar trajtimin e shpejtë të rasteve nga gjykatat, prokuroria dhe policia si një zhvillim pozitiv për sigurinë e gazetarëve në vend.




