Kandidati për deputet nga radhët e PDK-s, Artan Behrami, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për mungesën e një reagimi publik pas ndarjes nga jeta të Sahit Jasharit, komandantit dhe bashkëluftëtarit të familjes Jashari.
Sipas Behramit, heshtja ndaj një figure që lidhet ngushtë me historinë e rezistencës dhe luftës çlirimtare të Kosovës përbën mungesë respekti institucional.
Ai ka vlerësuar se Sahit Jashari ishte pjesë e rëndësishme e historisë së sakrificës dhe luftës për liri, ndërsa ka kritikuar edhe reagimin e ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, duke e cilësuar atë si të vakët dhe pa theks të mjaftueshëm mbi kontributin dhe meritat e tij.
“Respekti për ata që kanë kontribuar për lirinë e vendit nuk duhet të jetë çështje bindjesh politike, por mirënjohje kombëtare”, ka deklaruar Behrami.




