Berat Rukiqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj marrëveshjes mes RTK-së dhe VALA-s për transmetimin e Kampionatit Botëror, duke e cilësuar atë si të padrejtë për qytetarët.
Ai tha se të dy institucionet financohen nga taksat e qytetarëve, por megjithatë mijëra njerëzve po u kufizohet mundësia për të ndjekur ndeshjet.
Sipas Rukiqit, më të prekurit janë fëmijët dhe familjet me të ardhura të ulëta, të cilët nuk kanë mundësi të paguajnë kosto shtesë për të parë Botërorin.
“Kur financohen nga publiku, interesi publik duhet të jetë prioriteti i parë, jo ekskluziviteti që përjashton qytetarët”, ka shkruar ai.




