Reperi i njohur shqiptar Getinjo feston sot ditëlindjen e 35-të, një moment të cilin e ka ndarë edhe me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.
Ai ka publikuar një selfie në InstaStory, të shkrepur një ditë më parë në një ambient të hapur, duke e shoqëruar me një mesazh me humor dhe nostalgji, ku përmend “mbijetesën” e tij në këtë planet për 35 vite.
Me të hyrë mesnata, reperi ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe fansat e tij. Ndër urimet më të veçanta ishte ai i vëllait të tij, Mozzik, i cili ka ndarë një fotografi nga fëmijëria e tyre ku shfaqen së bashku.




