Drilon Thaqi nga Klubi i Boksit “Sport Center” i Gjakovës është shpallur boksieri më i mirë i turneut tradicional të boksit “Dita e Çlirimit të Gjakovës 2026”.
Turneu është mbajtur më 13 qershor në Gjakovë, me pjesëmarrjen e boksierëve nga klube të ndryshme të Kosovës dhe rajonit, duke sjellë duele të forta dhe konkurrencë të lartë sportive.
Çmimi për teknikun më të mirë i ka takuar Riad Mziut nga KB “Trepça”, ndërsa si çifti më luftarak është vlerësuar dueli mes Lindor Shalës dhe Erdi Aliut.
Boksieri më i mirë ndërkombëtar është shpallur Enes Rexhmatit nga Mali i Zi, ndërsa boksieri më i mirë i klubit organizator është Vendim Bushati.




