Ekonomisti Safet Gërxhaliu ka theksuar nevojën që Republika e Kosovës të largohet nga politika e përditshme dhe të fokusohet në ekonomi dhe zhvillim.
Ai ka thënë se Kosova ka potencial të madh nga diaspora, rinia dhe lidhjet ndërkombëtare, por ky potencial duhet të shndërrohet në investime, punë dhe institucione funksionale.
Sipas tij, diaspora duhet të ketë rol aktiv në zhvillim përmes investimeve dhe transferimit të dijes, ndërsa biznesi duhet të orientohet drejt tregut dhe rregullave të drejta, jo politikës.
Gërxhaliu ka theksuar gjithashtu rëndësinë e një klime të qëndrueshme për investime vendore dhe të huaja, si dhe nevojën për më shumë konsensus politik rreth zhvillimit ekonomik.




