Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri në paraditen e së dielës janë numëruar 36 kuti votimi të ardhura përmes postës.
Sipas KQZ-së, deri më tani janë përgatitur dhe regjistruar në platformën e rezultateve 156 kuti votimi, ndërsa po vazhdon edhe procesi i vlerësimit të pakove të votimit nga diaspora.
Deri në fund të së shtunës janë shqyrtuar 75,590 pako, prej të cilave 72,746 janë aprovuar dhe 2,844 janë refuzuar. Arsyet kryesore të refuzimit lidhen me mungesën e dokumentacionit të nevojshëm, parregullsi në përmbajtjen e pakove dhe mosrespektim të procedurave të votimit me postë.




