Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka deklaruar se partia e tij ka vendosur një standard të ri në politikën kosovare, duke përjashtuar çdo mundësi bashkëpunimi me Listën Serbe.
Ai tha se LVV nuk ka bërë dhe nuk do të bëjë koalicion me këtë subjekt politik në asnjë rrethanë. Kërçeli shtoi se është gabim të mendohet se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara mund të ruhen përmes bashkëpunimit me një parti, gjysma e drejtuesve të së cilës, sipas tij, ndodhen në listën e zezë të SHBA-së.




