Bekë Berisha dhe Burim Ramadani nuk kanë arritur të sigurojnë ulëse në Kuvendin e Kosovës, megjithëse kanë fituar një numër të konsiderueshëm votash në zgjedhjet parlamentare.
Sipas shpërndarjes së mandateve brenda AAK-së, të dy kandidatët mbetën jashtë përbërjes së re parlamentare për shkak të zbatimit të kuotës gjinore në ndarjen e ulëseve.




