Mesfushori shqiptar Ardon Jashari ka pranuar se sezoni i tij i parë te Milani nuk shkoi sipas pritshmërive, kryesisht për shkak të një lëndimi që e mbajti jashtë fushës për një periudhë të gjatë.
23-vjeçari tha se i duhet më shumë vazhdimësi në lojë për të treguar potencialin e tij të vërtetë, ndërsa vlerësoi mbështetjen e trajnerit Massimiliano Allegri gjatë periudhës së rikuperimit.
Jashari shtoi se Serie A është shumë kërkuese në aspektin taktik, por beson se në sezonin e ardhshëm do të dëshmojë vlerat e tij te Milani.




