Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se marrëveshja për t’i dhënë fund luftimeve mes SHBA-së dhe Iranit pritet të nënshkruhet sot.
Ai deklaroi se menjëherë pas arritjes së marrëveshjes, Ngushtica e Hormuzit do të jetë e hapur për të gjithë. Ndërkohë, Pakistani, që ka luajtur rol ndërmjetësues, ka bërë të ditur se marrëveshja mund të finalizohet brenda 24 orëve.
Nga ana tjetër, Irani është treguar më i rezervuar, duke thënë se ende nuk është përcaktuar data e saktë e nënshkrimit.




