Sindikata e Ndërtimtarisë ka bërë thirrje për shtimin e kontrolleve inspektuese në kantieret e ndërtimit, duke ngritur shqetësime për kushtet e punës dhe sigurinë e punëtorëve gjatë temperaturave të larta.
Kryetari i sindikatës, Ivan Peshevski, ka deklaruar se ende ka mangësi të mëdha në zbatimin e masave mbrojtëse, veçanërisht në sektorin privat dhe në ndërtimtarinë e lartë.
Sipas tij, një numër i madh punëtorësh punojnë pa kontrata dhe hezitojnë të raportojnë shkeljet e të drejtave të tyre nga frika e humbjes së vendit të punës.
Ai theksoi se, me mbi 1 mijë kantiere aktive dhe vetëm 10 deri në 12 inspektorë për sigurinë dhe shëndetin në punë, mbikëqyrja e plotë e terrenit mbetet sfidë.




