Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka përfunduar procesi i vlerësimit të pakove të votimit nga diaspora, të dërguara përmes postës.
Sipas KQZ-së, janë trajtuar gjithsej 85,790 pako, prej të cilave 82,809 janë aprovuar, ndërsa 2,981 janë refuzuar. Shkaku kryesor i refuzimit ka qenë mungesa e dëftesës së regjistrimit.
Ndërkohë, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga diaspora, ku deri tani janë numëruar 60 kuti votimi.




