Ismet Kryeziu nga KDI, ka deklaruar se zgjedhjet, edhe kur zhvillohen rregullisht, nuk janë të mjaftueshme për të zgjidhur krizat politike nëse mungon vullneti për funksionim institucional dhe kompromis politik.
Sipas tij, përqendrimi i pushtetit dhe mungesa e bashkëpunimit politik mund të çojnë në dobësim të demokracisë, edhe kur proceset zgjedhore janë formalisht të rregullta.
Kryeziu thekson se sistemi zgjedhor në Kosovë, përfshirë përfaqësimin proporcional dhe vendet e garantuara për komunitetet, e bën më të vështirë krijimin e shumicave të mëdha parlamentare.
Ai shton se sfida kryesore mbetet forcimi i institucioneve të pavarura, liria e mediave dhe konkurrenca reale politike, në mënyrë që pushteti të kufizohet nga ligji dhe të reflektojë vullnetin e qytetarëve.




