Zyrtarët policorë të rajonit të Prishtinës kanë realizuar gjithsej 212 urdhëresa gjykate gjatë javës së kaluar, në lokacione të ndryshme dhe përmes aksioneve të ndara.
Sipas Policisë, nga këto urdhëresa 61 kanë qenë për vepra penale, ndërsa pjesa tjetër për kundërvajtje, seanca dhe verifikime të ndryshme.
Personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa ata me gjobë janë liruar pasi kanë përmbushur obligimet përkatëse.
Gjatë kësaj periudhe, policia ka sekuestruar edhe katër armë zjarri të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe municion.
Në fushën e sigurisë në trafik, janë shqiptuar 3,595 gjoba për kundërvajtje të ndryshme, prej të cilave 591 janë evidentuar nga vetura inteligjente dhe radarë mobil.






