Mjekët rekomandojnë që dita të nisë me një gotë ujë për funksionim më të mirë të organizmit gjatë gjithë ditës, ndërsa uji i vakët konsiderohet më i dobishëm se uji i ftohtë apo ai në temperaturë ambienti.
Sipas këtyre rekomandimeve, konsumimi i ujit të vakët në mëngjes mund të ndihmojë në përmirësimin e tretjes, pasi ndihmon në largimin e toksinave dhe yndyrave të depozituara në trup.
Po ashtu, uji i vakët ndihmon qarkullimin e gjakut, relakson muskujt dhe mund të rrisë energjinë gjatë ditës. Ai gjithashtu mund të lehtësojë dhimbjet e kokës, barkut dhe ato menstruale.
Përfitime të tjera të përmendura përfshijnë mbështetjen e metabolizmit dhe ndihmën në rënien në peshë, si dhe përmirësimin e elasticitetit të lëkurës, duke ndikuar në ngadalësimin e plakjes së parakohshme.




