E ftuar në emisionin “Top Arena”, Selin Bollati është pyetur për raportin e saj me Gjestin, pas aludimeve në rrjetet sociale për një krisje të mundshme mes tyre.
Pyetjet kanë ardhur pas diskutimeve rreth faktit se ata nuk e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, gjë që ka nxitur spekulime për një raport të ftohur.
Selin ka sqaruar se mes tyre nuk ka asnjë konflikt dhe se raporti i tyre bazohet në respekt reciprok në jetën reale.
Ajo ka theksuar se ata nuk kanë qenë asnjëherë “follow” në Instagram dhe se kjo nuk lidhet me marrëdhënien e tyre profesionale apo personale.
Sipas saj, bashkëpunimi në projekte muzikore ka qenë gjithmonë korrekt dhe pa probleme, duke mohuar çdo zë për përplasje apo hatërmbetje.




