Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se numërimi i votave të ardhura me postë nga diaspora pritet të përfundojë në mesjavë, pas së cilës do të nisë numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.
Sipas zëdhënësit Valmir Elezi, deri tani janë numëruar 80 nga 223 kuti, ndërsa mbi 82 mijë zarfe do të përfshihen në proces, ndërsa rreth 2,981 janë refuzuar për shkak të mosplotësimit të kritereve.
Pas përfundimit të këtyre proceseve, KQZ pritet të vendosë edhe për rinumërimin deri në 10 për qind të vendvotimeve të rregullta.




