Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 52 ulëse në Kuvendin e Kosovës pas përpunimit të mbi 40 për qind të votave nga diaspora, duke marrë mbi 69 për qind të votave të numëruara në këtë fazë.
Sipas rezultateve të deritanishme, VV ka 45.48% të votave në total dhe mbetet partia e parë. PDK ka 20.11%, LDK 17.14%, ndërsa AAK ka rreth 7% të votave.
Ndryshimet në mandate janë bërë kryesisht nga votat e diasporës, ku VV ka fituar ulëse shtesë, ndërsa PDK, LDK dhe AAK kanë humbur nga një mandat secila.




