Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor mori pjesë në Konferencën e 10-të të Palëve të Interesuara për Drinin, të mbajtur në Strugë.
Përfaqësuesja e ministrisë, Krenare Salihu, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal për mbrojtjen e burimeve ujore dhe menaxhimin e qëndrueshëm të pellgut të lumit Drin.
Ajo prezantoi masat që po ndërmerren në Kosovë për mbrojtjen e lumenjve dhe mbështeti krijimin e Komisionit të Pellgut të Drinit për forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar.






