Mungesa e përfaqësuesve të Dhomave të Specializuara dhe Prokurorisë së Specializuar në një diskutim në Hagë për raportin mbi të drejtat e ish-krerëve të UÇK-së ka nxitur reagime.
Gjykata Speciale ka përsëritur se Avokati i Popullit i Kosovës nuk ka mandat mbi të, duke sqaruar se tashmë ka reaguar më herët për këtë çështje. Ndërkohë, organizatorët dhe disa pjesëmarrës kanë vlerësuar se mungesa e tyre tregon shmangie nga kritikat.
Raporti i prezantuar në Hagë trajton çështje si paraburgimi i zgjatur dhe transparenca e proceseve gjyqësore, ndërsa vendimi në rastin Thaçi dhe të tjerëve pritet më 22 korrik.




