Një grua ka humbur jetën në një aksident trafiku të ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin Prishtinë–Malishevë, ku rrëshqitjet e dheut janë bërë të shpeshta muajt e fundit.
Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur pasi shoferi ka humbur kontrollin e automjetit, ndërsa pasagjerja ka ndërruar jetë në vend, kurse drejtuesi i veturës është duke u trajtuar në QKUK.
Institucionet ende nuk kanë dhënë sqarime për lidhjen e mundshme me shembjen e dheut, ndërsa Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar për kontrata për sanimin e rrëshqitjeve në disa lokacione. Ekspertët kërkojnë masa urgjente dhe përgjegjësi institucionale për parandalimin e aksidenteve të ngjashme.




