Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj pesë personave të dyshuar për “Krime lufte kundër popullsisë civile”.
Sipas njoftimit, masa është vendosur me kërkesë të Prokurorisë Speciale, duke u arsyetuar me rrezikun e arratisjes, pasi të dyshuarit janë shtetas të Serbisë dhe mund të shmangin procedurat gjyqësore.




