Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, ka kritikuar kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, për deklaratat e tij lidhur me aksidentin tragjik në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mihali e akuzoi Ramën se po e përdor tragjedinë për sulme politike, duke përdorur gjuhë ironike dhe kritika ndaj menaxhimit të çështjeve publike në kryeqytet.
Ajo gjithashtu përmendi problemin e mbeturinave dhe praninë e brejtësve në Prishtinë, duke e akuzuar Ramën për neglizhencë në drejtimin e komunës.




