Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se rezultatet zgjedhore përditësohen në kohë reale dhe se ndarja e mandateve mund të ndryshojë deri në përfundimin e numërimit.
Sipas tij, diferencat e vogla mes subjekteve politike bëjnë që edhe një numër i vogël votash të ndikojë në renditjen e mandateve. Elezi theksoi se një mandat mund të shfaqet fillimisht për një subjekt politik, por të kalojë te një tjetër pas përfshirjes së kutive të reja të votimit.
Nga rezultatet e deritanishme, LVV prin me 45.48%, pasuar nga PDK me 20.11%, LDK me 17.14% dhe AAK me afro 7% të votave.




