Interesimi për t’iu bashkuar Forcës së Sigurisë së Kosovës vazhdon të rritet. Në konkursin e fundit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, 234 të rinj kanë aplikuar për vetëm 44 vende kadetësh.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, ky interesim dëshmon besimin e të rinjve në institucionet e sigurisë dhe atraktivitetin në rritje të profesionit ushtarak.
Njohësit e sigurisë e vlerësojnë këtë si një zhvillim pozitiv për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës dhe krijimin e mundësive të reja për të rinjtë.




