Kandidati i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar ndaj deklaratave të Dejona Mihalit, duke i cilësuar ato si dezinformata dhe propagandë politike.
Ai ka ngritur pyetje se nga i ka marrë Mihali informacionet që ka publikuar, duke pretenduar se ato janë pjesë e një plani për inskenimin e ngjarjeve kundër kundërshtarëve politikë.
Behrami ka akuzuar gjithashtu se po keqpërdoren organet e sigurisë për qëllime politike, duke e cilësuar një veprim të tillë si kërcënim për sigurinë kombëtare.





