Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për të dyshuarit Sh.O. dhe A.O., të cilët dyshohen për përfshirje në një rast vrasjeje në fshatin Kobaj.
Sipas gjykatës, Sh.O. dyshohet për “vrasje të rëndë” në bashkëkryerje, ndërsa A.O. për shtytje në këtë vepër penale.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur më 14.06.2026, pas një konflikti të mëhershëm, ku gjatë një përleshjeje me thika një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i lënduar rëndë.
Gjykata ka vlerësuar se ekziston rrezik i arratisjes, ndikimit në prova dhe përsëritjes së veprës penale, prandaj ka caktuar masën e paraburgimit në fazën fillestare të hetimeve.




