Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Loredana Brati, është emocionuar nga një mesazh i ngrohtë që ka marrë nga nëna e saj.
Ajo ka ndarë në Instagram një bisedë ku nëna i shpreh krenari për rritjen dhe pjekurinë e saj, duke theksuar se ajo ka mësuar të përballet me jetën me guxim.
Në mesazh, nëna i uron mbrojtje dhe udhëzim në çdo hap të jetës, duke e mbushur me emocione të forta Loredanën.
E prekur nga fjalët, ajo ka reaguar duke shkruar se është përlotur nga ky dedikim.




