Psikologët theksojnë se jo çdo ndarje paraprihet nga konflikte të mëdha, por ka disa shenja që mund të tregojnë se një marrëdhënie nuk po funksionon më.
Sipas psikologut Dr. William Doert, disa indikatorë të zakonshëm përfshijnë: mendimet e shpeshta për sakrificat në lidhje, mungesën e komunikimit të hapur, krahasimin me çiftet e tjera, planifikimin e së ardhmes vetëm dhe ftohjen në marrëdhënien intime.
Ai sugjeron se këto shenja mund të tregojnë probleme serioze në çift dhe nevojë për reflektim ose ndryshim në marrëdhënie.




