Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut ka mbajtur takime koordinuese me institucionet komunale dhe shërbimet emergjente në Mitrovicë, Skenderaj dhe Vushtrri për rritjen e gatishmërisë ndaj zjarreve.
Në takime u diskutua për masat parandaluese, koordinimin në terren dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional gjatë sezonit veror 2026.
Po ashtu, u theksua rëndësia e fushatave vetëdijesuese, trajnimeve të përbashkëta dhe komunikimit të vazhdueshëm mes institucioneve dhe komunitetit për parandalimin e zjarreve.
Policia ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e jetës, pronës dhe mjedisit.





